Sot po mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohet për raportin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për Kosovën.
Serbia në këtë diskutim po përfaqësohet nga Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, i cili ka folur për Kosovën dhe ngjarjet kryesore për periudhën nga tetori i 2017-tës e deri në Janar të 2018-tës.
“Vrasja e Ivanoviqit ishte një akti i pashpresë terrorist, Serbia ka dërguar një letër në UNMIK dhe EULEX, që shteti serb të marrë pjesë në këto hetime, tre javë pas kësaj vrasje, ne nuk kemi asnjë informacion për këtë krim”, tha Daçiq në Këshillin e Sigurimit.
Daçiq, gjatë fjalimit të tij akuzoi Prishtinën se nuk i ka përmbushur obligimet e veta nga marrëveshjet e arritura në Bruksel, duke shtuar që Serbia ka qenë shumë korrekte në implementimin e këtyre marrëveshje, raporton lajmi.net.
“Pyetja është se nëse marrëveshjet e ardhshme do të kenë ndonjë domëthënie, dhe kjo pasi që Prishtina që katër vite e gjysmë tashmë nuk i ka përmbushur obligimet e veta nga marrëveshjet e Brukselit” shtoi Daçiq.
“Serbia është e gatshme që të ofroj prova për krimet e kryera nga UÇK-ja ndaj serbëve, është e papranueshme që Prishtina ende nuk ka dhënë asnjë verdikt përfundimtar për krimet ndaj Serbëve dhe jo-shqiptarëve gjatë luftës së fundit.”
Daçiq, përfundoi se Serbia është e gatshme që të arrijë një marrëveshje historike me Kosovën, por sipas tij deklaratat e liderëve të Kosovës nuk po kontribuojnë në këtë drejtim.
Ndryshe, Kosova në këtë diskutim po përfaqësohet nga Ambasadorja e shtetit në SHBA , Vlora Çitaku./lajmi.net
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...