Ministri i Punqëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se nuk vendosë shteti i Serbisë, nëse delegacioni i Maqedonisë do ta vizitojë manastirin Prohor Pçinjski, ose jo.
Sipas tij, kjo gjë nuk ka lidhje me shtetin, pasi që është një manastir, duke shtuar se kërkesa e Maqedonisë dërgohet te Kisha Ortodokse Serbe, dhe se përgjigja kthehet nga aty, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Daçiq thotë se me deklaratën e mëhershme nuk i ka prishur marrëdhëniet, por është sqaruar, duke theksuar se siç veproi Maqedonia me Serbinë, ashtu edhe Serbia veproi me Maqedoninë, siç do të veprojë edhe me të gjitha shtetet tjera.
Daçiq deklaroi se Serbia ka investuar në marrëdhënie të mira me Maqedoninë, por Maqedonia ka votuar gjithnjë kundër interesave të Serbisë, duke shtuar se për këtë gjë janë të inatosur.
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...