Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se java e ardhshme do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për Serbinë, pasi do të ketë presion shtesë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Daçiq tha se respektimi i politikës së jashtme të BE-së nuk është problemi i vetëm në marrdhënëiet e Serbisë, por sipas tij “ka diçka tjetër”, raporton mediumi serb Danas, transmeton Arbresh.info.
“Shqipëria mburret se është 100% në përputhje me BE-në dhe pyet veten pse nuk i hapin negociatat. Disa vende fqinje marrin vetëm kërkesa dhe i zbatojnë ato menjëherë. Kjo tregon se respektimi i politikës së jashtme të BE-së nuk është problemi i vetëm në marrëdhëniet tona me ta”, tha Daçiq.
Ndërsa, mediat serbe raportojnë se presidenti serb, Aleksandar Vuciq, do të udhëtojë nesër për në Athinë për një takim joformal të liderëve, e që pjesëmarrës pritet të jenë edhe përfaqësues të lartë të BE-së.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...