Google ADS

Daçiq flet për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, thotë se s’ka asgjë prej saj

15:54 | 1 Tetor 2017
Arbresh.info

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se sot se nuk ka asgjë nga anëtarësimi i Kosovës në UNESCO.

“Nuk ka asgjë nga kjo, vetëm se po skadojnë afatet, ata ose do të aplikonin për anëtarësim ose jo, nëse e kanë konsideruar se mund të aplikonin, ata do e kishin konsideruar deri më tani dhe do ta kishin dorëzuar aplikimin”, ka thënë Daçiq, raporton Tanjug, transmeton Indeksonline.

Sipas tij humbjet nuk mund të zgjidhen me çdo kusht.

Gjithashtu Daçiq është pyetur mbi qëndrimin e tij lidhur me Presidentin e Francës, Emanuel Makron dhe Presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Junker, duke thënë se çështja është nëse BE-ja do të mbijetojë deri në vitin 2025.

“Nuk dihet nëse BE-ja do të marr anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor, pasi çështja është nëse BE-ja do të mbijetojë deri më 2025. Unë kam pasur mjaft histori nga ajo se si Ballkani Perëndimor merret si një fis i egër për t’u kyçur në BE. nuk mund të them se ne jemi të përsosur por duhet vetëm të vlerësohemi më shumë”, ka shtuar Daçiq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme