Daçiq falënderoi diplomatin spanjoll për mosnjohjen e Kosovës

18:05 | 27 Tetor 2017
Arbresh.info

Serbia vazhdon falënderimet dhe mirënjohjeve ndaj shteteve që kontribuojnë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe mos njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Zëvendëskryeministri serb dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka falënderuar kryetarin e Këshillit të Qendrës Evropiane për Paqe dhe Zhvillim dhe ish-drejtorin e Përgjithshëm të UNESCO-s Federico Mayor, që kanë kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, transmeton lajmi.net.

Daçiq ka thënë, se qëndrimet e tyre karshi Kosovës janë në përputhje me parimet dhe normat e së drejtës ndërkombëtare, shkruan Blici serb.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme