Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq edhe një herë ka qenë në qendër të mediave sociale duke treguar aftësitë e tij në të kënduar.
Këtë herë, ai një gjë të tillë e ka bërë para Presidentit turk, Rexhep Tayip Erdogan.
Megjithatë, këtë veprim të tij, shumë në Serbi, përfshirë edhe opozitën e kanë kritikuar ashpër.
Milosh Jovanoviç nga Partia Demokratike e Serbisë e ka kritikuar sjelljen e Daçiqit, duke thënë se ishte një gjest “jashtëzakonisht i padenjë dhe poshtërues” për shtetin e Serbisë, përcjell Telegrafi.
Nga ana tjetër, nënkryetari i parë i qeverisë serbe për mediat serbe ka thënë se ka kënduar sepse e dinte se do të ndeshë në reagime pozitive nga mysafirët nga Turqia.
“Sa i kuptova, të gjithë në sallë u kënaqën. Sot është lajmi kryesor në Turqi. Dhe çfarë kisha nevojë të bëja? Ta vrisja si (Sulltan) Muratin?”, ka thënë ndër tjerash Daçiq.
“Epo, e dija se do të reagonte ashtu, është një nga këngët e tyre më të famshme, përndryshe këndohet në të gjithë Ballkanin dhe madje edhe tek ne”, ka thënë ndër tjerash kreu i diplomacisë serbe.
Dhe në fund ai me shaka ka treguar se cili ishte bakshishi që kishte marrë: “Kam marrë 100 dollarë. Është një shaka, por është e mirë”.
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...