Daçiq: Beogradi mund të organizojë takimin Trump-Putin

01:18 | 23 Mars 2018
Trina Galanxhi

Beogradi ka ofruar për të organizuar një takim me Presidentin rus, Vladimir Putin dhe homologut të tij të SHBA-ve, Donald Trump.

“Serbia ofron për organizimin e një takimi publik mes Vladimir Putin dhe Donald Trump në Beograd”, tha Ivica Daçiq për mediat serbe, transmeton portali arbresh.info

Ai shtoi se Beogradi është i gatshëm të “organizojë një takim që është i rëndësishëm për të gjithë botën”.

“Serbia si një shtet ushtarak neutral, ka potencial të nevojshëm në aspektin e aftësive të politikës së jashtme për të bashkuar të dy liderët”, tha ai.

Putin dhe Trump kanë rënë dakord përmes një bisede telefonike se është e nevojshme që të mbahet një takim, ku do të diskutohen çështjet në axhendën dypalëshe.

Në tetor dhe nëntor 2017, Beogradi shërbeu si një platformë neutrale për bisedimet ruso-amerikane, pasi ndihmësi i presidentit rus Vladislav Surkov dhe Përfaqësuesi Special i SHBA për negociatat e Ukrainës Kurt Volker diskutuan situatën e Ukrainës në Serbi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme