Serbia dëshiron që të ruajë raportin balancues mes Rusisë dhe Perëndimit, duke hedhur poshtë kërkesat e SHBA-ve që të zgjedhin një anë.
Vendi ortodoks ka tërheqje natyrale me Moskën, por është e gatshme të bashkohet edhe me Bashkimin Europian, transmeton portali arbresh.info
Këtë muaj, zëvendës ndihmës sekretari i SHBA për çështjet evropiane dhe euroaziatike Hoyt Brian Yee i tha Beogradit se “nuk mund të ulet në dy karrige në të njëjtën kohë”.
Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç, ka theksuar për Reuters se Beogradi do të mbajë ekuilibrin me Perëndimin, Rusinë dhe Kinën.
“Ajo që nuk duam ne është që dikush të na tregojë karriken dhe të na tregojë se çfarë është në interesin tonë më të mirë”, tha Daçiç.
Edhe pse BE është partneri dhe investitori më i madh tregtar i Serbisë, Rusia vazhdon të kontrollojë furnizimet e saj me naftë dhe gaz.
Moska gjithashtu ka kërkuar të forcojë lidhjet ushtarake me Beogradin me dhurimin e gjashtë avionëve luftarakë MiG-29./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...