Marinika Tepiç, nënkryetare e Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë “SSP” ka akuzuar ministrin serb të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç se ka mbledhur para nga biznesmenë dhe tregtarë armësh për të tërhequr njohjet e Kosovës, duke shtruar pyetjen nëse në këtë mënyrë ka keqpërdorur pozitën zyrtare.
“A e ka keqpërdorur pozitën zyrtare duke mbledhur para për “ç’njohjet” e Kosovës nga biznesmenë dhe tregtarë armësh dhe nëse në emër të Sllobodan Teshiçit, Daçiç kishte marrë më shumë se gjysmë milioni euro para të thata? Dhe nëse në situata të caktuara kur janë marrë paratë, ka qenë dëshmitar shefi i kabinetit të Daçiçit, Nikolla Nedelkoviç”, – ka deklaruar Tepiç gjatë një konference për media sipas asaj që shkruan agjencia e lajmeve “Beta”.
Ajo shtoi se i tërë operacioni për tërheqjen e njohjeve të Kosovës ka qenë shoqëruar me mbledhje të fondeve nga biznesmenë dhe tregtarë armësh. Sipas saj policia dhe prokuroria duhet të hetojë pronat e Nikolla Nedelkoviçit, që është shef kabineti në ministrinë e Punëve të Jashtme në Qeverinë e Serbisë dhe personave tjerë të lidhur me të.
Tepiç thënë se për këtë duhet të jetë në dijeni edhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiç që duhet të japë përgjigje. Ajo shtoi se shpreson që Daçiç të mendohet mirë para se të tentojë të hedhë poshtë akuzën siç ka bërë edhe në të kaluarën. Qeveria e Serbisë ka lobuar në vazhdimësi kundër pranimit të Kosovës në Interpol, UNESCO dhe organizata tjera ndërkombëtare. Ç’njohjet që i ka prezantuar qeveria serbe janë mohuar nga institucionet e Kosovës.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...