Kur është fjala për Kosovën, ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq ka thënë se Serbia e dëshiron një zgjidhje paqësore për të gjitha problemet.
I pyetur se kur pritet të vazhdojë dialogu me Prishtinën, Daçiq ka thënë se Serbia ka kërkuar vazhdimin e tij por që shqiptarët nuk kanë pranuar.
“Tani qeveria atje ka rënë, dhe zgjedhjet janë afër, por pyetja është se kur do të rifillojë dialogu. Vuçiq i ka thënë edhe BE-së se Serbia dëshiron që dialogu të vazhdojë sa më shpejtë që është e mundur dhe të përmbushen të gjitha marrëveshjet, duke përfshirë edhe Asociacionin”, ka thënë Daçiq transmeton lajmi.net
Me rastin e spekulimeve për përfshirjen në dialog të Madeleine Albright dhe Marti Ahtisaarit, Daçiq ka thënë se kjo do të ishte e pakuptimtë.
“Ahsitsari dhe Albright në dialog? Kjo është me të vërtetë e pakuptimtë dhe nuk e di se çfarë do të ndihmonin ata. Plani i Ahtisarit nuk është pranuar nga Këshilli i Sigurimit në OKB, dhe Kosova kurrë nuk do të bëhet anëtare e organizatave të huaja pa pëlqimin e Serbisë”, shtoi ministri i jashtëm serb.
“Albright, Holbrooke dhe Uilliam Ualker janë bosët e Kosovës. Kosova e pavarur dhe Shqipëria e Madhe është projekt i tyre”, përfundoi Daçiq./Arbresh.info/
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...