Ministri Naqe Çulev sot në kuadër të aktiviteteve të tij të punës, vizoti Sektorin për Punë të Brendshme – Kumanovë dhe mbajti takim me udhëheqjen e këtij sektori.
Sipas njoftimit të MPB-së, udhëheqja e këtij sektori e njoftoi ministrin për aktivitetet që ndërmerren në luftimin kundër krimit dhe korrupsionit, menaxhimin me pandeminë e coronavirusit dhe organizimin e zgjedhjeve kuvendare, njofton Telegrafi Maqedoni. Ata potencuan se sektori është i gatshëm për mbajtjen e zgjedhjeve dhe se kanë bërë plane për mbikëqyrje dhe mbulim operativ të rrethinës
Ministri Çulev theksoi se në kuadër të MPB-së tashmë është formuar shtab operativ që ka për detyrë zbatimin dhe koordinimin e aktiviteteve të domosdoshme për mbajtjen e zgjedhjeve kuvendare
Ai potencoi se është tepër e rëndësishme për eurointegrimet që vendi të ketë zgjedhje demokratike dhe fer pa parregulsli zgejdhore
“Dua ta shfrytëzoj mundësinë se në zgjedhjet që vinë, MPB do t’i ndjek dhe dënojë të gjitha format e trysnisë politike, ryshfet dhe keqpërdorim të policisë për qëllime partiake. Ju bëj apel qytetarëve të paraqesin çdo trysni politike, kërcënim apo frikësim:, tha ministri.
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...