Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK) apo ish DSK-ja e reformuar ende ka mundësi teknike për qasje në bisedat e përgjuara që i incizon Agjencia Operativ e Teknike, pohon ministri i Brendshëm Naqe Çulev. ASK ka ruajtur opsionet teknike që ndjekja e komunikimeve me ndërmjetësimin e ATO-së, në vend se në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të kalojë fillimisht tek kjo ASK-ja. Sipas Çulevit, kjo është në kundërshtim me rekomandimet e Pribesë për reforma në sektorin e sigurisë.
“Tani, në kundërshtim me ligjin, kablloja optike, në vend që të shkojë direkt në Ministrinë e Brendshme, është lënë të shkojë nga Agjencia Teknike Operative përmes Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe më pas në Ministrinë e Brendshme. Pra, në këtë mënyrë, unë nuk e di dhe nuk pohoj se ASK-ja bën ndjekje të paligjshme të komunikimeve, por në kundërshtim me ligjin ka mbetur mundësia teknike -tha Naqe Çulev, Ministër i Brendshëm.
Që kur u miratuar Ligji i ri për ASK-në në mars të vitit të kaluar, OJQ-të dhe ekspertët kërkuan në mënyrë të qartë të rregullohet se në cilat raste ASK-ja do të mund ta anashkalojë ATO-n dhe të përgjojë pa ndërmjetësimin e ATO-së. Ndër vërejtjet ishte përqendrimi i pushtetit tek Kryeministri, por pas disa muaj negociata midis qeverisë dhe opozitës, Ligji u miratua unanimisht në Parlament.
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...