Ministri për Punë të Brendshme, Naqe Çulev sot gjatë vizitës së tij te policët që sigurojnë personat që ndodhen në karantinë shtetërore ju bëri apel zyrtarëve policorë që të kenë kujdes për shëndetin e tyre dhe në mënyrë të plotë të jenë në dispozicion për personat të cilët ndodhen në karantinë.
Nga MPB njoftuan se Çulev është njoftuar për protokollet që po i zbaton policia në karantinën shtetërore, dhe se policë ka në hyrje dhe në çdo kat të objektit, me qëllim që të garantohet siguria dhe mbajtja e rendit, përcjell telegrafi maqedoni.
Karantina zgjat 14 ditë për të gjithë shtetasit e Maqedonisë të cilët kthehen në Maqedoni.
Momentalisht zyrtarët policorë sigurojnë shtatë objekte dhe rreth 250 persona të cilët janë kthyer nga vendet e jashtme.
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA