Ministri i MPB-së, Naqe Çulev gjatë vizitës së tij në SPB – Veles tha se “duhet të parandalohet çdo lloj i parregullsive zgjedhore”.
“Duhet të sanksionohen, pa dallim se nga cila parti politikevinë. Duhet të vendosim akcentin në planet operative për parandalimin e ryshfetit dhe kërcënimet ndaj votuesve gjatë realizimit të të drejtës së tyre të garantuar”, tha Çulev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se nga kolegët është informuar se ka tendencë të uljes së krimit klasik.
“Temë kryesore ishte organizimi i zgjedhjeve fer, të sigurta, të qeta dhe demokratike. U diskutuan planet për organizimin e zgjedhjeve. U njoftova se do të ndërmerren aktivitetet operative dhe në vendvotime do të ketë mjaftueshëm policë”, tha Çulev.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...