Ministri teknik i Punëve të Brendshme Naqe Çulev, ka reaguar pas publikimit të pamjeve, në të cilat shiheshin disa qytetarë në Çair të Shkupit, të cilët vallëzonin gjatë orës policore.
Ai thotë se nëse vërtetohet autenticiteti i videos, shkelësit e orës policore do të ndëshkohen, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Dua të theksoj se për rastin konkret me vallen në Çair, nëse konfirmohet se video është bërë kur kanë qenë në fuqi vendimet e Qeverisë, gjegjësisht nëse vërtetohet autenticiteti, zyrtarët policorë do të ndërmarrin të gjitha masat për të sanksionuar pjesëmarrësit”, ka shkruar Çulev në Facebook.
Ndryshe, në rrjetet sociale u shpërndanë disa pamje në të cilat thuhej se janë qytetarë të Çairit, të cilët vallëzonin gjatë orës policore.
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen