Ministri i Brendshëm, Naqe Çulev, në lidhje me informacionin e shpërndarë në publik lidhur me kufizimin e grupimit të qytetarëve në automjete dhe përdorimin e pajisjeve mbrojtëse, sqaroi se nuk është marrë ndonjë rekomandim apo vendim i tillë.
Sidoqoftë, ai u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet për distancimin shoqëror dhe veshjen e pajisjeve mbrojtëse në mënyrë që të mbrojnë shëndetin e tyre dhe shëndetin e të dashurve të tyre.
Ai deklaron se ndalohet lëvizja e qytetarëve në territorin e të gjithë vendit nga e hëna deri të premten në periudhën nga ora 16:00 – 05:00 dhe gjatë fundjavës nga ora 16:00 të Premten deri në 05:00 të hënën.
Në lidhje me personat e moshës 67 vjeç, lëvizja është e ndaluar nga e hëna deri të premten, në periudhën 12:00 – 10:00 të nesërmen.
Për personat deri në moshën 18 vjeç, është ndaluar lëvizja nga ora 15:00 deri në 13:00 ditën tjetër.
“Është e ndaluar të mblidhen në një grup prej më shumë se dy personash nëpër parqe dhe vende të tjera publike, ndërsa personat nën moshën 14 vjeç të cilët shoqërohen nga një prind që është pjesë e grupit nuk janë të përfshirë”, tha Çulev.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...