Në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, Ministri i Brendshëm Naqe Çulev foli për futjen e orës policore, me qëllim të parandalimit të përhapjes së coronavirusit në Maqedoni.
“Në nivelin e qeverisë, çdo ditë kemi koordinim me Shtabin e Krizës që rishikon të gjitha ato rekomandime që vijnë nga Komisioni për Sëmundje Infektive, i cili përfshin epidemiologë, infektologë, njerëz që janë ekspertë të fushës dhe ato propozojnë masa qeveritare. Bazuar në mendimet e tyre të ekspertëve, kulmi i infeksionit të coronavirusit në Maqedoni do të jetë në periudhën e ardhshme, pra në fund të muajit prill, me çka Qeveria vendosi të rrisë kufizimin e lëvizjes, kryesisht për të parandaluar ndërveprimin shoqëror midis njerëzve, me qëllim që të parandalohet përhapja e infeksionit coronavirusit. Unë personalisht gjithashtu t’ju trego se jam për masa më rigoroze”, tha Çulev.
Ai shtoi se duhej të kishte masa më rigoroze, për shkak të mentalitetit të qytetarëve në vendin tonë.
“Përfshirë këto masa që janë marrë tani, kryesisht për shkak të mentalitetit të njerëzve që jetojnë në vendin tonë dhe që janë shumë të shoqërueshëm. Ne kemi kontakte shumë të forta sociale dhe njerëzit e kanë shumë të vështirë të heqin dorë nga mënyra e jetës normale, kështu që masat e qeverisë janë në atë drejtim”, tha Çulev.
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe