Qytetarët që kanë nevojë urgjente për pasaportë duhet të parashtrojnë kërkesë për urgjencë bashkërisht me kërkesën për pasaportë. Komisioni nga Ministria për Punë të brendshme do t’i shqyrtojë kërkesat dhe do t’u përgjigjet pozitivisht të gjithë atyre që kanë nevojë për pasaportë. Përparësi do të kenë personat që udhëtojnë për shkaqe shëndetësore.
Ministri teknik Naqe Çulev, sot njoftoi se kanë mbetur 3.400 pasaporta që do të jepen vetëm për rastet urgjente deri në 24 mars kur pritet të vinë 100.000 pasaportat e reja, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në mungesë të vullnetit politik në Qeveri, unë në nivel të MPB-së formova komision. Në komision kemi përfshirë edhe mjek dhe prioritet do të kenë ato persona të cilët kanë nevoja urgjente. Ju bëj thirrje qytetarëve që kanë nevojë urgjente të dorëzojnë dokumentet në njësitë e MPB-së. Komisioni do ta shqyrtojë, dhe ditën e ardhshme do të jepen”, tha Çulev.
Ai edhe një herë përsëriti se fajin për këtë problem e ka ish-ministri i MPB-së dhe kryeministri aktual, Oliver Spasovski i cili nuk i ka porositur në kohë pasaportat.
Shkon në 11 numri i të vdekurve në Magdeburg, reagon kancela...
Man United mund ta transferojë falas yllin e Barcelonës gjat...
Parashikimi i motit për vikend
Gjermani/ Një person hyn me makinë në tregun e Krishtlindjev...
FBI-ja po e heton sulmin në Ibër-Lepenc
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...