Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, do t’i propozojë Qeverisë të ndajë shpërblim nga 15 mijë denarë për çdo punonjës në MPB.
Ky propozim vjen, siç thotë ai, për shkak të kontributit në menaxhimin me coronavirusin.
“Dekreti përfshin të gjithë policët, punonjësit në shërbimet drejtuese dhe personelit e mbetur administrativ në MPB, të cilët gjatë gjithë kësaj kohe në mënyrë të palodhshme dhe me sakrificë po japin gjithçka nga vetja në radhët e para në menaxhimin me coronavirusin. Nuk kam asnjë dilemë se ata me punën dhe angazhimin e tyre e meritojnë këtë dhe pres nga Qeveria që në mbledhjen e ardhshme ta kalojë këtë dekret”, shkruan Çulev në rrjetin social ‘Facebook’, njofton telegrafi maqedoni.
Ai shton se shëndeti dhe jeta e punonjësve janë prioritet dhe se kontributi i tyre do të vlerësohet.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...