Ministri teknik i MPB-së, Naqe Çulev, siç njofton AIM, ka kontaktuar me gazetaret Meri Jordanovska dhe Iskra Koroveshovska, të cilat kanë marrë kërcënime nga Emil Jakimovski, i punësuar në Regjistrin Qendror.
Çulev tha se me Jordanovskën dhe Koroveshkovskën janë dakorduar që nesër të vinë në SPB Shkup dhe t’i denoncojnë rastet si dhe të marrin dëshmi materiale me qëllim të procedimit në Prokuroi.
Ai dënon manifestimin e dhunës, kërcënimeve dhe ofendimeve ndaj gazetarëve dhe pjesëtarëve tjerë të madiave.
“Dua të bëj apel se ministri i punëve të brendshme ofron bashkëpunim të plotë dhe përkrahje për të gjithë këto raste të dhunës”, thotë Çulev i cili shton se ai personalisht është në dispozicion 24 orë ndaj gazetarëve dhe se do të zbardhen të gjithë kërcënimet e deritashme të dhunës ndaj gazetarëve./Telegrafi/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...