Ministri i Brendshëm Nake Culev ka demantuar reagimet nga Bashkësia Fetare Islame që oficerët e policisë u kanë bërë thirrje përfaqësuesve fetarë që të bëjnë presion gjatë festës së Fitër Bajramit.
“Si Ministër i Brendshëm, unë nuk do të lejoj oficerët e policisë të bëjnë presion dhe të ndikojnë në punën e objekteve fetare dhe komuniteteve. Është detyrimi ynë të mbrojmë shëndetin e qytetarëve dhe në atë që policët të ndërmarrin masa dhe veprimtari të duhura parandaluese.
Ministria e Brendshme në mënyrë kategorike hedh poshtë si pretendime të sheshta dhe të pasakta në reagimin e sotëm të bashkësisë fetare islame ndaj presionit të pretenduar të policisë ndaj përfaqësuesve të këtij komuniteti fetar, me rastin e festimit të festës fetare Fitër Bajramit”, tha Çulev.
Ai shtoi se policia nuk ka asnjë kompetencë të tillë, por që puna e tyre bazohet në normat e përcaktuara ligjore dhe Kushtetuese, por gjithashtu që bashkëpunimi me komunitetet fetare është intensifikuar në mënyrë që të intensifikohet veprimi parandalues, veçanërisht në pritje të festave të ardhshme shtetërore dhe fetare.
Disa kuriozitete rreth Krishtlindjes
Si kremtohet Krishtlindja në botë?
“Rruga e Kombit” e pa pastruar nga bora, vështirësohet qarku...
Rruga Pejë-Kullë e pakalueshme për automjete të rënda, të tj...
Barcelona del me ‘plan B’ për regjistrimin e Olmos, për katë...
Vuçiq merr kartolinë urimi nga Putin për Krishtlindje