Nuk do të ketë masa të reja për mbrojtje nga coronavirusi.
Kështu ka vendosur Komisioni për Sëmundje Infektive pas mbledhjes së sotme, ku kanë shqyrtuar gjendjen epidemiologjike në vend.
“Këtë mëngjes Komisioni për Sëmundje Infektive ka mbajtur mbledhje dhe pas shqyrtimit të situatës epidemiologjike, për momentin nuk do të ketë plotësim të masave. Mbeten në fuqi masat tashmë të miratuara për mbrojtje nga virusi”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë, përcjell telegrafi maqedoni.
Në fuqi është masa për orë policore nga ora 22:00 deri 05:00, e cila do të zgjasë deri më 6 prill.
Institucionet shtetërore apelojnë për respektim të masave për mbrojtje, si mbajtja e maskës dhe distancës fizike.
Ndryshe, numri i përgjithshëm i pacientëve të shtrirë në spitale për shkak të COVID-19 në RMV është 1.537, ndërsa ka edhe rreth 250 shtretër të lirë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...