COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, shënohen 63 raste të reja

17:05 | 18 Janar 2021
Arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 529 teste, ndërsa janë regjistruar 63 raste të reja me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në Shkup-42, Kumanovë-3, Tetovë-2, Prilep-2, Gostivar-1, Shtip-1, Manastir-1, Veles-2, Ohër-1, Strumicë-2, Kavadar-1, Negotin-1, Vinicë-1, Probishtip-2, Krushev-1.

13 persona vdiqën, pesë pacientë nga Shkupi (69, 72, 77, 66 dhe 66), dy nga Velesi (66 dhe 80), tre nga Struga (74, 87 dhe 73), një pacient nga Kratova (52), një nga Krusheva (79) dhe një nga Demir Kapija (62). Pacientët vdiqën në spital.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 88.992.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme