Në 24 orët e fundit në Covid-qendrat në Shkup janë hospitalizuar 37 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga coronavirus. Gjithsej 42 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar për Covid-19 mjekohen në repartet infektive në kryeqytet, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit, në klinikat interne ka pasur gjithsej 24 pranime edhe atë katër pacientë janë hospitalizuar në Institutin për sëmundje të mushkërive dhe TBC, tre pacientë janë pranuar në Covid-qendrën e Klinikës për neurologji dhe 17 të sëmurë janë hospitalizuar në repartin e ri të Klinikës për gastroenterohepatologjia.
Në Covid-qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur 11 pranime të reja të pacientëve.
Në Klinikën për lëkurë në Covid-qendrën për momentin mjekohen 24 pacientë, në Klinikën për neurologji 37 pacientë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 55 pacientë me simptoma të coronavirusit.
Në SPQ “8 Shtatori” ka 79 të sëmurë, në Klinikën për sëmundje infektive ka 160 pacientë, ndërsa në Institutin për sëmundje të mushkërive tek fëmijëve Kozle ka 38 pacientë, nga të cilët 11 fëmijë dhe 27 të rritur.
Gjithsej 410 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Covid-19 mjekohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Një pjesë e madhe e tyre janë në mbështetje të oksigjenit.
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...