Kreu i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski pak para fillimit të mbledhjes së Shtabit të krizës deklaroi se Kumanova si komuna më e prekur në bazë të përqindjes nga Covid-19, ka nevoj për masa më restriktive.
“Sot do të mbajmë një mbledhje të shtabit komunal për mbrojtje dhe shpëtim dhe ku bashkë me përfaqësuesit e ekzekutivit do të flasim për të gjitha propozimet dhe pikat, t’i ndajmë informatat me situatën më të re të krijuar në Komunën e Kumanovës. Në komunën e Kumanovës për momentin sipas përqindjes kemi numrin më të madh të personave të infektuar nga Kovid-19 në shtet dhe është më se e nevojshme që të veprohet në mënyrë më restriktive që të pengohet piku më i madh i pandemisë”, tha Maksim Dimitrievski, kryetar i Komunës së Kumanovë.
Dimitrievski falënderoi qytetarët dhe njëherit porositi që edhe më tej të vazhdojnë të respektojnë masat që i sjell qeveria dhe shtabi i krizës.
Informata shtesë priten pas përfundimit të mbledhjes së Shtabit të krizës./alsat
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...