Google ADS

Coronavirusi anuloi 10.000 bujtje në Ohër

18:54 | 7 Mars 2020
Arditë Shkodra

Rreth 10.000 bujtje nga a mysafirë nga Kina, Koreja e Jugut, Japonia dhe Turqia janë anuluar për muajin mars dhe prill për shkak të shpërndarjes së coronavirusit nëpër botë.

“Në fillim të sezonit,njerëzit në përgjithësi do të kenë frikë të udhëtojnë. Me këtë do të ndjejmë rrënie të numrit gjatë sezonit”, tha, Krste Bllazheski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas profesorit nga Fakulteti për Turizëm, Naume Marinoski “një epidemi mund që t’i anulojë të gjitha karakteristikat emotive të turizmit, duke përfshirë këtu edhe turizmin e Ohrit”.

Nga Sektori turistik thonë se shteti duhet të kërkojë tregje alternative dhe të ketë kujdes më të madh që t’u përkushtohet turistëve të brendshëm.

“Pres rritje të mysafirëve të brendshëm në këto rajone në Ohër dhe Strugë. Rekomandimet janë që të mos udhëtohet jashtë shteteve, dhe kjo do të zvogëlojë numrin e mysafirëve. Mendoj se do të ketë ritje të mysafirëve të brendshëm”, tha Bllazhesi nga sektori turistik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme