Conte: Qasja në vaksina duhet të sigurohet për të gjithë botën

10:09 | 22 Nëntor 2020
Arbresh.info

“Në luftën kundër pandemisë, diagnostikimi, trajtimi dhe qasja në vaksina duhet të garantohet për të gjitha shoqëritë e botës dhe se këto janë të drejtat e të gjithëve”, tha Conte.

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka deklaruar se në luftën kundër pandemisë, diagnostikimi, trajtimi dhe qasja në vaksina duhet të garantohet për të gjitha shoqëritë e botës dhe se këto janë të drejtat e të gjithëve.

Conte i cili mori pjesë në sesionin e parë të Samitit të Liderëve të G20 e cila zhvillohet nëpërmjet video-konferencës në organizim të Arabisë Saudite në fjalimin e tij foli për luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

“Diagnostikimi, trajtimi dhe qasja në vaksina duhet të sigurohet për të gjithë shoqëritë e botës. Për Italinë këto janë prani globale dhe këto janë e drejtë e të gjithëve dhe jo privilegj vetëm i disa personave. Duke bërë investim në shëndetësinë publike duhet të përballemi me sprovat e tmerrshme që shkakton COVID-19, gjë të cilat janë edhe një detyrim moral dhe shoqëror”, tha Conte.

Ai tha se pritet që G20 të reflektojë angazhimin e saj për shërim të shpejtë na kriza pandemike. “Në të njëjtën mënyrë edhe njerëzia duhet të gjejë zgjidhje për shumë çështje që nga pabarazia me të cilën lufton sot e deri në ndryshimet klimatike. Ne duhet të jemi në unitet, të krijojmë risi dhe normalitet më të mirë lidhur me këtë krizë”, tha kryeministri italian.

Lidhur me presidencën e radhës që do të marrë përsipër pas Arabisë Saudite, Conte tha se do të ndjekin rezultatet që do dalin nga Samiti i Rijadit dhe se për të përballuar krizën ekonomike do të inkurajojnë një përpjekje të koordinuar kryesisht me vendet e pambrojtura.

Conte theksoi se Italia do të bëjë atë që i takon për të kapërcyer boshllëqet aktuale të rëndësishme financiare dhe për të forcuar sistemet shëndetësore në nivel global./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme