Kriza ekonomike dhe çmimet e larta për ushqim dhe derivate të naftës janë arsyeja kryesore për grevat në Maqedoni.
Vaji i ushqimit po blihet shumë nëpër markete, ndërsa çmimi për litër tashmë është 120 denarë.
Prodhuesit e vajit shprehen se vaj ka edhe për këtë muaj, ndërsa nëse nuk fillon importi i paralajmëruar nga Serbia, do të blihet nga Bullgaria me çmime më të larta. Prodhuesit nga Maqedonia për Kanal 5 theksojnë se çmimi i vajit do të vazhdojë të rritet, ndërsa nuk dihet nëse qeveria do t’i aktivizojë rezervat.
“Mallrat i kemi ka fundi, kemi edhe për këtë muaj dhe presim të fillojë dërgesa nga Serbia. Kemi bisedime edhe me furnizues nga Bullgaria, por çmimet atje janë më të larta”, u shpreh Kosta Tashkov nga Briliant.
Në ndërkohë çmimi rritet, por rriten edhe shpenzimet për jetë.
Nga janari deri tani, për vetëm 3 muaj, shporta minimale e shpenzimeve është rritur për 1.000 denarë, ndërsa sipas sindikatave, për një familje 4 anëtarëshe, shporta minimale është 36.780 denarë në muaj./Telegrafi
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...