U shtrenjtuan biletat mujore të garazheve shumëkatëshe, të cilat janë nën kompetenca të Shoqatës aksionare për ndërtimin dhe menaxhimin e hapësirës banesore dhe afariste.
Nga fillimi i këtij muaji, bileta mujore për personat fizik, nga 1000 u rrit në 1770 denarë. Kreu i institucionit arsyetohet se nuk bëhej fjalë për rritje të çmimit, por barazim të çmimit të biletës me atë të parkingut përballë Qendrës tregtare të qytetit.
Leverdia ekonomike e mirëmbajtjes së këtyre garazheve, harxhimet për këto garazhe janë jashtëzakonisht të larta dhe për këtë arsye iu qasëm barazimit të çmimeve, me çmimin që është bërë që nga 2014 të miratuar për parkingun përballë Holidaj In.
„Kongresi i Selanikut“, „Kryengritja e Razllovcit“, „Kongresi i Smilevës“, „Kryengritja e Kresnës“ – këto janë garazhet në kate dhe nëntokësore ku tashmë janë në fuqi çmimet e reja më të larta. Qytetarët shprehen të habitur dhe revoltuar:
Po, nuk do të duhej të rritet…
Nuk jam i njoftuar dhe nuk na duhet mujore dhe vjetore – shprehen qytetaret.
Vendimin e këtillë për çmimet e reja e ka marrë Këshilli i drejtorëve të Shoqatës Aksionare.
Bileta mujore prej 1000 denarë që vlente për këto garazhe në kate dhe ato nëntokësore, sipas drejtorit, ka qenë pjesë e periudhës promovuese që zgjat prej fillimit të lëshimit të garazheve në përdorim, deri në fillim të këtij muaji, prej kur vlejnë çmimet e reja më të larta”.
Për momentin nuk ka paralajmërime për rritjen e çmimeve të biletave edhe te garazhet e tjera në kate që janë nën kompetencën e Qytetit të Shkupit si dhe garazhet me të cilat udhëheq komuna Qendër. Që të ketë korrigjim në çmimet e tyre, nevojitet që të vendosin Këshillat e komunave.
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...