Google ADS

Çmimi i energjisë elektrike në Maqedoni do të rritet deri në 10 përqind

20:54 | 7 Dhjetor 2021
A Z

Shumë shpejt do të kemi një çmim të ri për energjinë elektrike.

Çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël do të rritet deri në 10 përqind, tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi për “Alsat”.

Të dhënat zyrtare për rritjen do të shpallen më 9 dhjetor, kur do të shpallet oferta e ESM-së shtetërore në tenderin e EVN Home, e cila furnizon me energji elektrike për nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël.

Më herët është paralajmëruar se çmimi i energjisë elektrike mund të rritet deri me 20%.

Të ngjashme