Në 23 vjetorin e ndërhyrjes së NATO’s në Kosovë, serbët në Beograd janë mbledhur kundër ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright dhe pro-Rusisë.
Serbët me flamuj të Rusisë dhe me disa parulla ‘Albright digju në ferr’ dolën për të festuar në rrugët e kryeqytetit serb.
Pamjet janë shpërndarë nëpër rrjete sociale. Kujtojmë se Madeleine Albright, gruaja e parë Sekretare e Shtetit në SHBA, ka vdekur dje në moshën 84 vjeçare.
Madeleine Albright, e cila shërbeu si Sekretare e Shtetit nga viti 1997 deri në 2001, nxiti zgjerimin e NATO’s drejt lindjes në ish-bllokun sovjetik dhe ndihmoi në udhëheqjen e fushatës së bombardimeve të NATO’s në 1999 për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë, raporton Express.
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...