Në Maqedoni ekziston optimizëm për anëtarësim në institucionet euro-atlantike, në BE dhe në NATO.
Për të kaluar këtë fazë Maqedonia duhet të jetë e gatshme institucionalisht dhe në mënyrë të përshpejtuar duhet të gjenden mënyra dhe rrugë për të gjetur përafrimin e ligjeve dhe pjesëve ligjore me ligjet dhe dispozitat ligjore me shtetet e Bashkimit Evropian.
Procesi i skriningut për Maqedoninë do të thotë shumë punë ku do të duhet të kyçen shumë institucione vendore dhe organizata jo-qeveritare që kanë përvojë në këtë proces nga vizitat e punës nëpër vendet evropiane.
Për përgjegjës të këtij procesi është emëruar zëvëndës kryeministri Bujar Osmani, i cili më herët në këtë qeveri të udhëhequr nga Zoran Zaev ka punuar në plane të ndryshme që kanë lidhje me euro-integrimet, siç është plani 3-6-9 dhe ky i fundit plani 18, njofton Telegrafi Maqedoni.
Procesi i skriminingut, sipas faqes zyrtare të Komisionit Evropian, zyrës për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë do të thotë “Ngjizje të planeve dhe ligjeve për integrim në BE të vendeve që tentojnë anëtarësimin”
Për Maqedoninë, sipas përvojave me shtetet që më herët e kanë kaluar këtë proces, proces më i ndjeshëm është sektori i DREJTËSISË dhe të drejtat themelore. Liria dhe siguria gjithashtu janë të rënda për t’u zbatuar me ligjet ekzistuese dhe me praktikën që do të sigurohet me ndryshimin e ligjeve, njofton Telegrafi Maqedoni.
Më voluminoz do të jetë procesi i skrimingut në ligjet që kanë të bëjnë me Ministrinë e Bujqësisë dhe transportit, duke pasur parasysh prodhimin, shitjen, blerjen dhe importin dhe eksportin e mallrave.
I gjithë procesi i skriningut ka 35 kapituj të cilat duhet të kalohen me shumë kujdes thuajse nëpër të gjithë institucionet dhe drejtoritë e shtetit.
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat
Hamza sot takohet me diasporën në Zvicër