CIVIL dënon aktet e pengimit të punës së gazetarëve

14:28 | 21 Prill 2019
A. B.

Qendra për Liri CIVIL e dënon aktet e pengimit të punës së gazetarëve në terren dhe apelon që në as një mënyrë të mos pengohet puna e atyre pasi sipas kryetarit Xhabir Deralla gazetarët janë syri dhe veshi i opinionit. Ai thotë se personat që i kanë penguar ekipet në incizim dhe fotografim duhet të sanksionohen ose të diskualifikohen dhe ky rast duhet të merret parasysh nga ana e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Raste të ngjajshme Deralla tha se janë regjistruar edhe në disa vende tjera. Televizioni Shenja denoncoi se ekipi i tyre është penguar të incizoj dhe të japë deklaratë për media, duke u thirrur në gjoja ndalesë nga KSHZ-ja dhe në privatësinë e tyre.

“Komisionet zgjedhore shumë rëndë e thejnë Kodin Zgjedhor, i thejnë rregullat, standardet dhe udhëzimet që i kanë. I bëjmë thirrje ata t’i lexojnë rregullat, para se ta thejnë Kodin Zgjedhor. Mediat duhet ta kryejnë punën e tyre, ata janë syri dhe veshi i opinionit dhe ata duhet të punojnë. Kjo është e pa pranueshme, KSHZ duhet të merr masa që sa më parë ti sanksionoj ose ti diskualifikoj ata të cilët I thejnë procedurat dhe nuk u lejojnë mediave që të kenë qasje deri te vendet e votimit”, deklaroi Deralla. /SHENJA/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme