Vëzhguesit e saj në terren i ka edhe Organizata joqeveritare “Civil”, e cila është ankuar për presion ndaj vëzhguesve në tre raste.
Sipas kësaj organizate, këto raste janë regjistruar në komunën e Shtipit, Sarajit dhe Kavadarcit.
“Anëtar i këshillit zgjedhor në 2447/1 në komunën e Sarajit, në fshatin Llaskarc, ku ka kërcënuar ekipin monitorues të “Civil”, i cili ndodhej atje. Kërcënimet erdhën pas orës 11 nga një person kinse i revoltuar nga prania e vëzhguesve të “Civil”, përkatësisht nga informimi i organizatës nga rrethi i parë i zgjedhjeve”,– tha Xhabir Deralla nga “Civil”.
Pas kërcënimeve, “Civil” i ka tërhequr ekipet monitoruese nga Llaskarca, ndërsa apeloi që institucionet të kontrollojnë procesin atje.
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike