Google ADS

Cipras do të vjen në Shkup së bashku me 70 biznesmen

18:32 | 28 Mars 2019
Arbresh.info

Në delegacionin e biznesit që do ta shoqërojë kryeministrin grek Aleksis Cipras gjatë vizitës në Shkup, me siguri më 2 prill, do të përfshihen mbi 70 kompani të vogla dhe të mesme, publikoi agjencia gazetareske greke ANA-MPA.

Delegacioni është përkrahur nga kompania greke për investime dhe tregti të jashtme “Enterprice Greece”, ndërsa kompanitë e sektorit energjetik, ndërtimtaria, prodhimet industriale, ushqimi, pijet dhe teknologjia e lartë, sipas informatave të ANA-MPA, tashmë kanë shprehur interesim për pjesëmarrje dhe kanë vlerësuar se ekziston hapësirë për investime në Maqedoninë e Veriut.

“Gjatë udhëtimit do të organizohet konferencë e biznesit për lidhshmëri, që ka për qëllim pjesëmarrësit e të dy vendeve të vijnë deri në kontakt për t’i shqyrtuar fushat e bashkëpunimit. Kompania (“Enterprice Greece”) beson në dinamikën e rajonit të Evropës Juglindore dhe organizon ngjarje që e përforcojnë bashkëpunimin dhe e promovojnë ekstraversionin e bizneseve greke”, shkruan ANA-MPA.

Agjencia gazetareske greke sqaron se kompania për investime dhe tregti të jashtme “Enterprice Greece” është trup shtetëror kompetent, nën kontroll të Ministrisë së Ekonomisë dhe Zhvillimit, për tërheqje të investimeve në Greqi dhe për promovim të eksportit, “me qëllim që të promovohet vendi si destinacion investues atraktiv dhe të promovojë prodhime konkurrente eksportuese dhe shërbime në Greqi”./mia/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme