Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë që nuk ka asgjë të jashtëzakonshme nëse bie qeveria e këtij shteti, porse kjo duhet të ndodhë në mënyrë dinjitoze.
“Unë nuk dua që të krijohet përshtypja e një apokalipsi në Malin e Zi. E çka po ndodh e jashtëzakonshme këtu? Asgjë”, ka thënë Abazoviq për mediet.
“Por duhet të bie qeveria? Ani çka? 65 qeveri janë rrëzuar në Itali që 40 vjet. Nuk do të thotë që kemi qeveri të re e ajo të mbetet 30 vjet”.
Sidoqoftë, ai ka thënë që kjo duhet bërë me dinjitet dhe se ai që ka konceptin më të mirë duhet të fitojë.
“Kjo duhet të bëhet pa tensione e në mënyrë të dinjitetshme, nëse dikush e ka një koncept më të mirë dhe më të qëndrueshëm? Dhashtë Zoti!”
Abazoviqi u shpreh i sigurt në vendimin e subjektit të tij edhe nëse përfundon në opozitë.
“Ne jemi i vetmi grupim politik që kemi thënë se jemi të gatshëm të kalojmë në opozitë. Jam i bindur thellë që rruga e vetme e pajtimit është përmes propozimit që e kemi dhënë ne”.
“Herët është me folë për atë çështje”, ka thënë Abazoviqi për mediet, i pyetur nëse Mali i Zi është i gatshëm për kryeministër shqiptar.
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...