Prokuroria Themelore e Shtetit në Cetinje të Malit të Zi i ka propozuar Gjykatës Themelore atje që ta urdhërojë ndalimin e MV (41 vjeç), i dyshuar për rrezikimin e sigurisë së zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq.
Dje, pas një seance në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Cetinje, ai u ndalua për 72 orë.
Sipas informacioneve jozyrtare nga “Vijesti” malazez, MV gjatë marrjes në pyetje tha se nuk mbante mend se e kishte fyer Abazoviqin në mënyrë të vrazhdë më 14 shtator, apo se e kishte kërcënuar.
Prokurori urdhëroi ndalimin e tij për shkak të rrezikut që ai ta përsëriste atë që Prokuroria e cilëson krim të mbetur në tentativë.
I dyshuari u arrestua me dyshimin se katër ditë më parë në Cetinje kishte shqiptuar fyerje dhe kërcënime të rënda kundër zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Atë ditë, ai ishte me një grup qytetarësh para ndërtesës ku u mbajt seanca e Kuvendit të Kryeqytetit, këshilltarët e të cilëve diskutuan nismën për kthimin e Manastirit të Cetinjes në Kishën Ortodokse Malazeze.
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...