Nga Kabineti i presidentit Gjorge Ivanov kanë kërkuar informatë në Shërbimin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta, për atë sa është buxheti i cili i takon Kabinetit të Presidentit, pas përfundimit të mandatit dhe brenda këtij buxheti, cilat janë specifikat për formim të kabinetit të ish-presidentit, njoftoi zëdhënësi i qeverisë Mile Bosnjakovski, shkruan Nova TV, transmeton Portalb.mk.
“SHPPP është përgjigjur se ky Buxhet e kap shumën tetë përqind të Buxhetit vjetor, të paraparë për institucionin President i Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe se brenda këtij buxheti Kabineti i presidentit duhet të parashtrojë kërkesë deri te SHPPP për pune lokale etj. Deri dje s’ka pasur kërkesë të tillë” iu përgjigj Boshnjakovski pyetjes së një gazetari në pres-konferencë.
– Sipas Ligjit për president, presidentët të cilëve u ka përfunduar mandati kanë të drejtë:
– në pension shuma e të cilit është e barabartë me pagën të cilën e merr Presidenti i Republikës së Maqedonisë,
– hapësirë për zyre dhe më së shumti deri tre ekspertë,
– sigurim personal, si dhe të drejtë për të shfrytëzuar automjet dhe shofer zyrtar në përputhje me rregulloret që i miraton ministri i punëve të brendshme.
– të marrë pjesë në solemnitete dhe manifestime shtetërore i renditur pas presidentit të Republikës së Maqedonisë, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë.
– shpenzime materiale për nevoja të realizimit të aktiviteteve të tij.
Paratë sigurohen nga Buxheti. Në rast të vdekjes së presidentit gjatë mandatit, pensioni reduktohet me 30% dhe atë e përdorin bashkëshortja dhe fëmijët e tij të mitur deri në përfundimin e shkollimit të rregullt, përkatësisht deri në moshën 26 vjeçe. Ata gjithashtu kanë të drejtë për kompensim monetar mujor i cili është i njëjtë me pagën të cilën e merr presidenti dhe këtë të drejtë bashkëshorti/ja e shfrytëzon përgjithmonë.
Kandidatët presidencial, gjatë fushatës, u zotuan se do t’i reduktojnë privilegjet për presidentët.
“Kemi ligj për privilegjet e presidentit. Kam mirëkuptim për privilegjet e familjes së Trajkovskit, por do t’i lus deputetët e VMRO-DPMNE që t’i ndërpresin privilegjet ligjore për presidentin” tha kandidatja e VMRO-DPMNE Siljanovska.
Kandidati i LSDM Stevo Pendarovski ka premtuar të reduktojë privilegjet e presidentit që nuk iu përgjigjen resurseve modeste të shtetit, siç është sigurimi.
Nga ish-presidentët Branko Cërvenkovski ka pension për tërë jetën dhe kabinet presidencial, ndërsa pas 12 majit, kur t’i skadojë mandati, të drejtë për pension do të ketë edhe Gjorgje Ivanov.
Familja e presidentit të ndjerë Boris Trajkovski, gruaja e tij Vilma dhe fëmijët e tij kanë të drejta të tjera.
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...