Çfarë përmbajnë Draft-konkludimet e BE-së për Maqedoninë e Veriut?

23:05 | 13 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

MIA raporton se ka arritur të marrë Draft-konkludimet e Këshillit për Çështje të Përgjithshme të BE-së, ndërsa gjatë orëve në vijim mund të kenë edhe ndryshime para mbledhjes ministrore ku Maqedonia e Veriut pret dritë të gjelbër për hapjen e bisediemve.

“Këshilli me padurim pret mbajtjen e konferencave ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe sa më shpejt të miratohet korniza negociuese nga Këshilli”, thuhet në Draft-konkludimet.

Më pas Këshilli i BE-së bën thirrje në respektim të marrëveshjeve bilaterale me Greqinë dhe Bullgarinë.

Për Maqedoninë e Veriut, Këshilli përshëndet përparimin reformues të vendit që mundësoi dritë të gjelbër për bisedime në mars të vitit 2020. Po ashtu përshëndetet mbajtja e zgjedhjeve lokale, por edhe vërehen edhe lëshimet në kornizën ligjore dhe kërkohet revizion të ligjeve zgjedhore.

Maqedonia, raporton MIA, përshëndetet për përparimin në sundimin e së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Bëhet thirrje për bashkëpunim mes opozitës dhe pushtetit.

“Këshilli inkurajon të gjithë palët të vazhdojnë ta përthellojnë momentin reformues dhe ta përmirësojnë dialogun konstruktiv”, thuhet në konkludim.

Në pjesën e gjyqësisë, vërehet se nevojite zbatimi i ligjeve aktuale dhe strategji sipas standardeve të BE-së për t’u siguruar puna profesionale e sistemit gjyqësor. Nevojitet që vendi në mënyrë sistematike të zbatojë plane aksione dhe strategji për resurse njerëzore me gjyqësinë dhe prokurori.

“Këshilli thekson rëndësinë që institucionet t’i ndjekin rekomandimet e Komisionit Anti-korrupsion, posaçërisht në parandalimin e korrupsionit”, thuhet në konkluzion.

Siç shkruan MIA, përcjell Telegrafi Maqedoni, BE i bën thirrje Maqedonisë së Veriut ta forcojë lirinë e fjalës dhe sigurinë e gazetarëve, ndërsa po ashtu vlerësohet reforma në administratën publike edhe pse duhet ende tjera. Përshëndetet po ashtu edhe reforma e shërbimeve të sigurisë dhe kundërzbulimit sipas kërkesave të NATO-s.

Regjistrimi po ashtu përmendet si lajm i mirë dhe BE pret rezultatet gjatë muajve në vijim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme