BDI mbrëmë vendosi që t’ia jep nënshkrimet LSDM-së, me të cilat partia e Zaevit do të mund ta merr mandatin për formimin e Qeverisë së re, pasi që më parë nënshkrimet i kanë dhënë Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët, njofton Portalb.mk.
BDI të hënën do të vendos se a do të hyjë në Qeveri ose do ta përkrah Qeverinë e Pakicës të udhëhequr nga LSDM.
Çfarë nënkupton Qeveria e Pakicës?
Ky term është mjaft pak i njohur për opinionin e Maqedonisë. Deri më tani nuk ka pasur kësi rast, pasi që secila parti që ka formuar Qeveri ka masur shumicë në Kuvend.
Modeli i Qeverisë së Pakicës nënkupton se njëra nga partitë formon ose udhëheqë koalicion që do të formojë Qeveri.
Por, partitë që do të hyjnë në Qeveria nuk kanë shumicë në parlament, por do të varen nga mbështetja e partive tjera që nuk është patjetër që të njëjtët të jenë të kyçur në formimin e pushtetit ekzekutiv.
Ajo “e përkthyer” nënkupton që BDI nuk do të ketë ministra dhe funksionarë tjerë, eventualisht do të mund të ketë funksionarë të klasit të dytë ose të treta dhe partia e Ahmetit në njëfarë mënyre do të jetë në opozitë, por do të mund të jep mbështetje ndaj programit Qeveritar dhe ligjeve të cilat i propozon Qeveria.
Raste të formimit të Qeverisë së Pakicës ka pasur në Bullgari dhe Serbi, ndërkaq momentalisht ka në Danimarkë dhe Spanjë.
Si do të funksiononte?
Formimi i Qeverisë së Pakicës ka anët pozitive dhe negative. Ajo nënkupton para se gjithash stabilitet më të vogël politik të Qeverisë, ndërkaq nga ana tjetër i kufizon mundësitë për vendosje njëanëshe, gjegjësisht vendimet merren nëpërmjet kompromiseve më të gjera.
Fitimi i pakënaqur me Sarën për mungesën e dhuratës për fest...
Tahiri: Qytetarët përballen me vështirësi ekstreme për ngroh...
Kamberi: Qeveria e Kosovës tregon përkushtim të jashtëzakons...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...