Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka dënuar ashpër anashkalimin e opozitës shqiptare në maqedoni në bisedimet për çështjen e emrit.
“Interesat e shqiptarëve në tryezën e bisedimeve nuk i përfaqëson Ali Ahmeti, pasi nuk ka mbështetje të qytetarëve në zgjedhjet e vitit 2016. Me këto elemente vetëm se shtohen ndarjet në shoqëri. Nëse do të duhet që çështja e emrit të vendoset me referendum, a i duhet kryeministrit 50 mijë votat e Aleancës për Shqiptarët, ose të Lëvizjes Besa, prandaj në këto negociata të merr pjesë edhe opozita shqiptare. Ne si Aleancë nuk e kemi ndërmend ta bllokojmë këtë çështje të rëndësishme, por do ta ngremë zërin në opinion. Më shqetëson fakti që Ahmeti nuk u mërzit që opozita nuk është ftuar në takim. Ai është dashur që para se të shkoj në takim të thërrasë në takim gjitha partitë parlamentare shqiptare”, tha Sela, raporton ALsat-M.
Disa ditë më parë në një takim të thirrur nga shefi i diplomacisë maqedonase Nikolla Dimitrov, morën pjesë presidenti i vendit Gjorge Ivanov, Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski dhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti të cilët kryeministri Zaev i informoi për propozimet e ndërmjetësuesit për çështjen e emrit Metju Nimic dhe konkludimet nga takimi me kryeministrin grek Aleksis Cipras në Davos./ALsat-M/
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë