Kryeministiri Maqedonisë Zoran Zaev, sot ka realizuar takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë Miro Cerar, me të cilin kanë diskutuar për integrimet euroatlantike të vendit si dhe bashkëpunimin mes dy shteteve.
Nga qeveria thonë se Cerar në takim e ka uruar Zaevin për vendimet e guximshme, si dhe ka përshëndetur vendimin e deputetëve në Kuvend për nisjen e procesit të ndryshimeve kushtetuese në pajtim me Marrëveshjen e Prespës, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në takim është konstatuar se marrëdhëniet ekonomike mes dy shteteve janë në zhvillim, është rritur numri i intestimeve të huaja dhe është dakorduar se bashkëpunimi duhet të vazhdojë akoma.
“Është biseduar edhe për çështjet aktuale politike në rajon dhe është shprehur vlerësim i përbashkët se përparimi i Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së, është nxitje e fuqishme për përparimin euroatlantik të gjithë Ballkanit Perëndimor”, thonë nga qeveria.
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve
Vdes në QKUK gruaja që mbeti e lënduar nga aksidenti mes tre...
Policia arreston një person pas kontrollit në një lokal në P...