Instituti për shëndet publik në Maqedoni ka nxjerrë statistika të frikshme për shëndetin e qytetarëve, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Nga mosha 15 deri në 64 vjeç, 46% e qytetarëve pinë duhan kurse 65% pinë alkool.
24% e qytetarëve në muajin tetor kanë marrë qetësues apo siç ndryshe quhen sedativë.
40% e qytetarëve të paktën një herë kanë konsumuar qetësues.
9% e qytetarëve të Maqedonisë në jetën e tyre kanë marrë drogë ilegale, ku në shumicën dërmuese kanë konsumuar marihuanë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Aktivisht 40.2% të qytetarëve janë përdorues të duhanit.
Anketa nga ky institucion është realizuar me 5005 qytetarë të anketuar nga mosha 15 deri 64 vjeç nga rajoni i Shkupit dhe merret si e dhënë që përfshin të gjithë qytetarët e vendit.
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion