Cavusoglu: Ankaraja dëshiron që Shtetet e Bashkuara të dërgojnë raketa Patriot në Turqi

21:55 | 29 Shkurt 2020
Arbresh.info

Ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu tha që Ankaraja dëshiron që Shtetet e Bashkuara të dërgojnë raketa Patriot në Turqi për të mbështetur në provincën veri-perëndimore të Sirisë, Idlib.

Cavusoglu e bëri komentin para gazetarëve të shtunën në kryeqytetin e Katarit Doha, pas një takimi me sekretarin e shtetit të SHBA-së Mike Pompeo.

Sulmet e forcave të qeverisë siriane vranë 55 ushtarë turq këtë muaj në Idlib.

Presidenti Tayip Erdogan ka kërcënuar forcat siriane nëse nuk tërhiqen drejt linjave të paracaktuara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme