Zv. kryeministrja për Çështje Ekonomike dhe Koordinim me resorët ekonomik, Mila Carovska në një takim me përfaqësuesit e Odave Ekonomike, informoi se ajo është në komunikim të vazhdueshëm me përfaqësuesit e sektorit të biznesit në vend dhe tashmë ka diskutuar për riorganizimin e proceseve të prodhimit dhe futjen e ndërrimeve të reja nëse është e nevojshme.
“Kompanitë që duhet të riorganizojnë ndërrimet e tyre të punës, atë ta bëjnë që të mos ketë kohë joproduktive, dhe punëtorët që kanë fëmijë deri në 10 vjet të punojnë së bashku në riorganizim. Ne gjithashtu bëjmë thirrje kompanive që kanë mundësinë që të organizojnë punën e tyre nga shtëpia dhe në këtë mënyrë të parandalojnë përhapjen e coronavirusit”, tha Carovska.
Kryeministri teknik Oliver Spasovski në takim tha se të gjithë duhet të respektojmë masat që kemi ndërmarrë, pasi që nga përvoja e vendeve të tjera, është se aty ku janë ndërmarrë masa radikale aty ka edhe rezultate pozitive për ballafaqim me krizën e coronavirusit.
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...