“Koncepti në arsimin fillor është një koncept i Maqedonisë së Veriut që do të zbatohet në vendin tonë. Vëllimi i lëndëve po zvogëlohet, por cilësia e të mësuarit, sepse qasja është integruese, rritet”, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.
Ajo në një intervistë për “Kanal 5” porositi se integrimi njihet si model edhe në vend.
“Deri në klasën e pestë ka integrim të lëndëve, në shkollat publike dhe private ka integrim të lëndëve. Edhe profesorët edhe nxënësit edhe prindërit që ndjekin mësim të tillë rekomandojnë integrim. Pse? Vëllimi i lëndëve po zvogëlohet, por, cilësia e të mësuarit, sepse qasja është integruese, po rritet”, tha Carovska.
Sipas ministres, me mësimin e integruar të historisë, gjeografisë dhe qytetarisë, nxënësit e kuptojnë kontekstin në të cilin kanë ndodhur ngjarjet, në cilin territor kanë ndodhur, çfarë ka qenë rregullimi shtetëror dhe mund t’i lidhin ngjarjet, t’i vendosin në kontekstin e sotëm dhe t’i krahasojnë.
“Deri në këtë model kemi arritur përmes analizave të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare, përmes analizave nga ekspertë vendas, por edhe përmes analizave të modeleve ekzistuese botërore që japin rezultate të mira, për ta krijuar sistemin tonë arsimor maqedonas për arsimin fillor”, tha Carovska.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...