Google ADS

Carovska: MASH nuk do të ndërpresë procesin e dixhitalizimit të librave

15:34 | 6 Korrik 2021
A. B.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeveria vazhdojnë me përgatitjen e materialeve dixhitale të të mësuarit, pavarësisht tërheqjes së projektligjit për tekstet shkollore nga procedura parlamentare. Reformat do të fillojnë sipas planit të vendosur nga shtatori në klasën e parë dhe të katërt.

Kjo u deklarua nga Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska për “Utrinski Brifing” në Sllobodna TV.

“Ne do të vazhdojmë të zbatojmë reformat. Bota po ndryshon kaq shpejt sa që librat shkollorë vjetërohen shpejt, kështu që nuk është çështje nëse duam apo jo libra shkollorë dixhitalë, por që duhet t’i prezantojmë sepse ato do të ofrojnë një qasje tjetër për të mësuar, nga librat shkollorë të shtypur që janë të me cilësi shumë të dobët dhe me një ilustrim të mësimeve”, tha Carovska.

Carovska theksoi se Qeveria dhe Ministria nuk devijojnë nga ligji i ri për librat shkollorë, prandaj, përkundër faktit që u dëgjua publiku ekspert, ai përsëri do të vihet në debat publik./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme