Fondi Social Evropian ofron 70 milion euro për punësim dhe lëvizshmëri të të rinjve në vendet tjera, ndërsa deri më tani Bashkimi Evropian ka shpërndarë më shumë se 8.8 miliardë euro në Maqedoni, tha Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska në një vizitë pune në komunën e Rankovcës.
Siç tha ajo, këto janë pasuri të rëndësishme të cilat, nëse investohen direkt në punësim, do të krijojnë kushte më të mira.
“Ajo që ka bërë Qeveria është rritja e pagës minimale, kemi mbështetur rritjen e pagave deri në 18,000 denarë dhe vazhdojmë më tutje. Prandaj, besoj se me votën “për” në referendumin e 30 shtatorit, së bashku mund të bëjmë më shumë dhe t’i mbajmë të rinjtë në vendin tonë dhe të sjellim cilësinë dhe standardet evropiane në vendin tonë”, shtoi Carovska.
Gjatë procesit në komunën e Rankovcit, ministrja për Punë dhe Politikë Sociale realizoi takim edhe me kryetarin e komunës Ivica Toshevski. /Telegrafi/
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...
Aksident me vdekje në Durrës
Një grua raporton në polici rrëmbimin e djalit të saj për nj...
Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Gjakovë