MPB ka indikacione dhe veprime ku janë shkelur të drejtat materiale të autorëve dhe botuesve të teksteve shkollore, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska duke iu përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse MASH është e informuar se disa librari shesin komplete të librave shkollorë për klasën e katërt, për të cilat nga ky vit duhet të përdoren digjitale.
“Byroja për Zhvillimin e Arsimit nuk i ka dhënë miratim askujt për printimin e kopjeve. Nëse më thoni se ku janë, atëherë unë do ta raportoja drejtpërdrejt në Ministrinë e Punëve të Brendshme, siç bëra në rastet e mëparshme kur kisha informacione se një gjë e tillë ndodhi dhe ku kishte veprime”, deklaroi Carovska pas pjesëmarrjes në një konferencë për promovimin e edukimi financiar të nxënësve nga shkollat e mesme profesionale.
Theksoi gjithashtu se inspektorët e arsimit janë vazhdimisht në terren për të kontrolluar nëse tekstet shkollore të fotokopjuara përdoren për klasat e katërta, duke apeluar që të përdoren versionet digjitale.
Carovska tha se se tekstet shkollore janë falas dhe të disponueshme në e-biblioteka.gov.mk dhe duhet të përdoren në versionin digjital sepse, tha kjo është me interesin më të lartë të nxënësve dhe procesin e shkrim -leximit të tyre digjital dhe monitorimin e përmbajtjeve mësimore të ndjekur nga multimedia dhe kuize që nuk janë në versionin e shtypur.
Në pyetjen e gazetarëve u përgjigj se është absolutisht e kënaqur me vijimin e vitit shkollor 2021/2022 dhe me gatishmërinë e shkollave dhe mësuesve për të pranuar ndryshimet dhe rezistencën me të cilën, siç tha ajo, dikush u përpoq t’i krijojë ato artificialisht, i bëhet vetëm dëm të arsimit dhe të çdo nxënësi.
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza