Zv.ministri për Punë të Jashtme dhe Evropë i Shqipërisë Gent Cakaj, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ka realizuar takim me homologun e tij Nikolla Dimitrov.
Pas takimit ata në konferencë për shtyp thanë se kanë pasur takim konstruktiv, në të cilin kanë diskutuar për disa çështje aktuale në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.
Cakaj tha se Maqedonia e Veriut gjatë periudhës së fundit ka pasur suksese të mëdha, sidomos me nënshkrimin e marrëveshjes me Greqinë për kontestin e emrit. Ai tha se në këtë rrugë, rol të rëndësishëm kanë pasur edhe shqiptarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.
“Maqedonia e Veriut nuk është vetëm vend mik, por edhe partner strategjik për Shqipërinë. Pjesë e suksesit të Maqedonisë së Veriut, janë edhe shqiptarët që jetojnë këtu, duke u nisur që nga Marrëveshja e Ohrit deri tek Marrëveshja e Prespës. Sot me Dimitrovin diskutuam për një varg çështjesh, për domosdoshmërinë e zgjerimit të marrëdhënieve bilaterale, si dhe të jemi zë i fuqishëm i njëra-tjetrës në hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Po ashtu kemi konfirmuar përkushtimin për vazhdimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme mes dy vendeve”, tha mes tjerash Gent Cakaj.
Ai gjithashtu shtoi se përshëndesin zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe njoftoi se Shqipëria në Manastir do të hap konsullatë nderi.
Ndërsa ministri Nikolla Dimitrov, tha se Shqipëria dhe Maqedonia kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe dhe se do të vazhdojnë të mbështesin njëra-tjetrën në rrugën e integrimeve euroatlantike. I pyetur për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, Dimitrov tha se do të mbështesin çdo marrëveshje që do të arrijnë Prishtina dhe Beogradi, e cila do të kontribuojë për stabilitetin e rajonit.
https://www.facebook.com/MFA.North.Macedonia/videos/306409413408392/?t=0
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%